Covid-19, në SHBA 120 mijë infektime në 24 orët e fundit

0
15
epa08727464 October 2020. There has been a recent rise in the percentage of positive COVID-19 cases in New York as the coronavirus pandemic continues and threatens to enter a second wave. Officials in the state have traced some of the uptick in cases to a number of neighborhoods where common safety protocols are sometimes not followed and are suggesting that some zip codes with large numbers of infections will have schools and non-essential businesses shut down. ANSA/JUSTIN LANE

Rekord i ri infektimesh nga koronavirusi në SHBA. Më shumë se 120 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në një total prej më shumë se 9.6 milion rastesh dhe gati pothuajse 235 mijë të vdekur.

Në total në botë janë regjistruar deri tani 48.6 milion infektime dhe më shumë se 1.23 milion viktima. Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar rreth 20.582 raste të reja me Covid-19, numri më i lartë në vetëm një ditë që kur ka filluar pandemia.

Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit është 378 viktima. Sipas të dhënave të publikuara nga qendra operative anti-koronavirus, në total në Rusi numërohen rreth 1.733.440 të infektuar dhe 29.887 persona të vdekur për shkak të Covid.

Burimi: Balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here