“Ishte e mbushur me armë”, Artan Hoxha nxjerr detajet tronditëse, zbulon ngjarjen e fshehur nga policia: Ja çfarë është gjetur në zonën e Rinasit

0
23

Gazetari Artan Hoxha shprehet se policia ka fshehur një ngjarje të rëndë në rrugën e Rinasit.

Ai tha se është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se përdorej nga vrasës me pagesë.

“Një ngjarje është kaluar në heshtje nga ana e Policisë së Shtetit. Në 5 tetor në zonën e Rinasit, ku kalonin grabitësit është gjetur një makinë e djegur. Nuk është raportuar. Një automjet është gjetur i djegur, brenda kishte armë dhe dyshohet se ishte përdorur nga disa vrasës me pagesë. Ka kaluar në Rinas, ka përplasur dy automjete të tjera. Bëhet fjalë për një atentat të dështuar por nuk është vërtetuar se për kë personazh bëhet fjalë”, tha Hoxha për Abc News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here