Kosova në karantinë? Ministri i Shëndetësisë: Masat e reja nuk janë bllokim i shtetit e as ndalim i lëvizjes së qytetarëve

0
16

Pas kufizimeve të reja që ka vendosur qeveria, shumë shoqata të bizneseve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Mirëpo ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se masat e reja nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve.

“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”.

Ministri i Shëndetësisë ka shtuar se edhe komunat tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit, do të ketë të njëjtat masa si Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja.

“Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!”, ka shtuar më tej Zemaj.

Zemaj thotë se Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontrolle rigoroze në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Burimi: Balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here