Shkon mbi 49 milionë numri i personave të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën

0
16

Ka shkuar mbi 49 milionë, numri i njerëzve që janë infektuar me Covid-19 në mbarë rruzullin tokësor. Saktësisht, janë infektuar me koronavirus në botë, 49 250 615 njerëz.

Ndërsa, numri i të vdekurve për shkak të virusit në të gjithë globin deri tani ka shkuar në 1 242 709 persona.

Kurse, numri i të shëruarve nga Covid-19 në botë deri tani ka shkuar në 35 105 559 individë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë rekord për numrin e personave të infektuar me koronavirus, ndjekur nga India, Brazili, Rusia, Franca etj.

Fillimisht ishin shtetet perëndimore, ku kishte shumë persona të infektur me Covid-19, ndërsa tashmë rastet janë shtuar frikshëm në shtete të mëdha ku ka zona të tëra të varfra, për shkak të mos-marrjes së masave në kohë.

Burimi: Balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here