Vladimir Putin i sëmurë rëndë? Zëdhënësi i Kremlinit thyen heshtjen, tregon si qëndron e vërteta për presidentin rus

0
24

Zëdhënësi i Kremlinit ka mohuar se Vladimir Putin po planifikon të largohet nga presidenca ruse për shkak të një sëmundje. Sipas kritikut të tij, profesor Valery Solovei presidenti Putin, 68 vjeç vuan nga parkinsoni dhe familjarët e tij e kanë nxitur që të dalë në pension pas vitit të ri.

Sot në mëngjes, zëdhënësi Dmitry Peskov këmbënguli se Putin është në gjendje shëndetësore të shkëlqyer dhe i quajti pretendimet marrëzi. ‘Çdo gjë është në rregull me Presidentin.’

Në media u aludua se Putin po bën plane për të dalë në pension, por më parë do të hartohej një ligj që do e mbante atë senator për gjith jetën dhe që do i garantonte imunitetin e përjetshëm përtej detyrës. Por edhe kjo u mohua nga zëdhënësi.

Zërat për largimin e tij u shtuan pas pamjeve ku Putin shihet duke lëvizur me vështirësi e teksa mbahet në karrige. Gjithashtu janë publikuar video ku Putin shihet duke iu dridhur dora.

Burimi: sot.com.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here