FOTO/ Këngëtarja dhe futbollisti i njohur do të bëhen prindër për herë të parë

0
17

Futbollisti David De Gea dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Edurne kanë njoftuar përmes rrjeteve të tyre sociale se do të bëhen prindër për herë të parë.

Me foton e një biberoni për bebe, çifti ka dhënë lajmin e bukur.

Edhe pse kanë qenë shumë të kursyer në fjalët që shoqërojnë imazhin, ata kanë përdorur hashtag #babyisoming. Biberoni është kaltërosh dhe De Gea ka vendosur “emoji” e një djali të vogël .

Edhe pse, dyshja nuk ka treguar asgjë më shumë për beben që do të vijë në jetë.

Çifti është në lidhje që nga viti 2010 dhe, pavarësisht pengesave, i kanë kapërcyer ato së bashku. Në vitin 2018, 34 vjeçarja mori vendimin për t’u kurorëzuar me David, kur marrëdhënia ishte më se e konsoliduar.

syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here