Kryemadhi: Studentët tanë vazhdojnë të jenë pjesë e talljes dhe arrogancës

0
17

Pjesa e parë nga bashkëbisedimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi me gazetarët

Do të doja që ta fillonim bashkëbisedimin tonë në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik, edhe pse si gjithmonë studentët shqiptare gjenden të papërgatitur, gjenden përballë fakteve të kryera dhe vendimeve që nuk janë konsultuar asnjëherë jo vetëm me student, por as me stafin akademik. Studentët tanë vazhdojnë të jenë pjesë e talljes dhe arrogancës, abuzimit të qeverisjes në ikje, që në vazhdimësinë e kësaj situatë që po bëhet problematike shkon drejt mbylljes së universiteteve, duke krijuar një mundësi të pamundur për studentët që të kenë një mësim normal. Nga ana tjetër mungesa e infrastrukturës për ta zhvilluar mësimin online e bën edhe më të vështirë komunikimin mes studentëve dhe pedagogëve. Gjatë kësaj kohe qeveria, unë vazhdoj e përsëris, jo vetëm që është ç’organizuar në menaxhimin shumëdimensional të pandemisë e cila vështirësohet çdo ditë e më shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ana e menaxhimit të infrastrukturës qoftë në spitale apo arsim, ekonomi dhe në të gjithë procesin jetësor të një vendi. Akoma më shumë jemi në një pozicion që ç’organizimi i organizuar i institucioneve shtetërore nuk ka sjellë gjë tjetër përveçse rrënimit ekonomik të familjeve shqiptare. Ajo që ne kemi kërkuar faktikisht që në fillimit të pandemisë ka qenë haptas subvencionimi 100% i studentëve duke pasur parasysh që situata në të cilën ka ndodhur nuk është gjë tjetër veçse një situate që studentet kanë qenë të papërgatitur edhe pse kanë filluar një pagesë pra qoftë për marrjen e shtëpive me qera, pagimin e tarifave në universitete e kështu me radhë. Mbaj mend që me mbylljen e universiteteve në fillim të marsit studentët e universiteteve u detyruan që të transferonin dhe qeratë e muajit korrik dhe gisht apo dhe shpenzimet e tjera të familjeve duke i nxjerrë jashtë koje të gjitha proceset që ato kishin bërë pagesat e mëparshme në periudhën mars, prill, maj e kështu me radhë. Shumë familje që kanë fëmijët e tyre studentë kanë kosto shumë të mëdha ekonomike, të cilat janë menjëherë të ndjeshme. Unë në takimin që kam pasur me gratë naftëtare, pothuajse që të gjitha fëmijët e tyre i kishin studentë në Tiranë apo edhe në universitete të tjera dhe rrënimi ekonomik i tyre nuk vinte thjesht për sa i përket jetës universitare, por tashmë i bashkëngjitet edhe mësimi online. Jo të gjitha familjet shqiptare kanë mundësi që të kenë një komunikim nëpërmjet internetit online, ashtu sikurse nuk po flasim më për standardin dhe cilësinë e mësimdhënies, që shkencat juridike apo ato sociale mund ta kenë më komod komunikimin online, por shkencat e natyrës, fakulteti i mjekësisë, të cilët bazën kryesore të mësimdhënies kanë laboratorët dhe praktikat. Kështu që kjo është një gjë që do dëshiroja të dija edhe opinionin e Ministrisë së Arsimit, nëse është pyetur ajo për këtë vendim të menjëhershëm 2 ditë përpara se të fillonte viti akademik studentor. Për të mos kaluar pastaj për sa i përket situatës ekonomike dhe arrogancës qeverisëse, që ka rënduar jo vetëm jetën politike shqiptare, por edhe jetën ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here