Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dënuar sjelljen e Edi Ramës, i cili ka zgjedhur të bëjë marrëveshje me Serbinë ditën kur udhëheqësit e UÇK-së merren në pyetje në Hagë.
Strazimiri vuri më dukje ngjashmërinë mes akteve të Ramës dhe atyre të Enver Hoxhës, i njohur për varësinë nga jugosllavët dhe shitjes së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Kur të vret vllau, s’ke kujt ia lyp gjakun”!
– Zëdhënësi i UÇK Jakup Krasniqi, është në Hagë, për “krime lufte të supozuara”
– Zëdhënësi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, me “krime lufte TË PROVUARA E TË DËNUARA”, është në TV duke u marrë vesh me “vllaun” Edvin Rama, për punë “bashkim-vllazërimi”. Prapë, si në 1945 me Miladinin.
Burimi: Panorama.com.al