”Mjeshtër i Madh” për 7 ish-futbollistët e Tiranës, Meta: Emblema të sportit, e lartësuan emrin e Shqipërisë

0
13

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë për vlerësimin me titullin e lartë ”Mjeshtër i Madh” 7 ish-futbollistët e Tiranës duke nisur nga Osman Mema, Bedri Omuri deri tek Krenar Alimehmeti e Mirel Josa.

Meta thotë se këta futbollistë kanë falur emocione të paharruara dhe kanë arritur rezultate të larta me shumë punë e sakrificë.

Ai thotë se ata janë emblema të sportit në burim të përhershëm krenarie dhe frymëzim për gjeneratat e reja të futbollistëve.

STATUSI NGA ILIR META
Në vijim të nderimeve, me rastin e 100-vjetorit të KF Tirana, pata sot kënaqësinë e madhe të vlerësoja disa nga futbollistët më të spikatur të këtij ekipi, të cilët me lojën dhe shpirtin e tyre të garës kujtohen me shumë dashuri nga të gjithë sportdashësit bardhë e blu⚪🔵 dhe kuq e zi.🔴⚫
Vlerësova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”:
Futbollistin Osman Mema, anëtarin e dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar. Osman Mema ka qenë një lojtar brilant, një mbrojtës i shkëlqyer i dinjitetit njerëzor, i vlerave sportive, qytetare dhe demokratike;
Mesfushorin e shkëlqyer Bedri Omuri me aftësitë e tij të spikatura kudo në fushën e blertë, një lojtar profesionist i klasit të lartë, që nga mbrojtja e deri golashënues befasues;
Të palodhurin dhe “mbretin” e krahur të djathtë, shpirtin e skuadrës dhe të krosimeve preçize, sidomos drejt Mingës dhe Kolës, mjeshtrin e topit, Millan Baçi;
Golashënuesin e spikatur, mësuesin dhe trajnerin e palodhur Edmond Gëzdari;
Futbollistin e talentuar, të palodhur, të paepur, lojtarin korrekt dhe trainerin kampion Mirel Josa;
Lojtarin e niveleve të larta, me një kontribut të çmuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, Artur Lekbello apo siç e kemi njohur të gjithë, Tushen;
Mbrojtësin energjik, lojtarin e sukseshëm dhe kapitenin e jashtëzakonshëm skuadrës Krenar Alimehmeti.
Mirënjohje për emocionet e paharruara dhe për rezultatet e larta të arritura me shumë punë, përkushtim e sakrifica, që e lartësuan emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, dhe i shndërruan këto emblema të sportit tonë në burim të përhershëm krenarie dhe frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve tanë. ⚪🔵⚽🇦🇱

Burimi: balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here