Përparim Spahiu: Rama thyen rekorde vetëm për vjedhje dhe korrupsion

0
17

Ish-deputet i LSI-së, Përparim Spahiu ka kritikuar Qeverinë, për masat e ndërmarra në ekonomi, ndërkohë që vendi ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në rajon, në krahasim me periudhën e para krizës.

Sipas tij, vendi ynë renditet i fundit për mbështetjen e qeverisë për ekonominë, sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionin Europian.

“Rrit borxhin më shumë se çdo vend i rajonit dhe i fundit të ndihmojë bizneset në vështirësi, i fundit të ndihmojë të pamundurit, i fundit në investimet në shëndetësi, as që bëhet fjalë për rritje pagash për infermierët e mjekët, siç premtoi”, shkruan Spahiu.

“Të gjitha vendet e tjera të rajonit, që rritën më pak borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë dhënë më shumë mbështetje direkte për ekonominë. Mali i Zi, që e rriti borxhin në nivele të ngjashme me ne (79.5% e PBB-së), ka dhënë suport prej gati 8% të PBB-së, Serbia e kishte këtë tregues sipas FMN-së gati 5%, Maqedonia e Veriut 3% e PBB-së”, shkruan më tej Spahiu, bazuar në të dhënat e Monitor.

Dhe në fund, ai shkruan se “e vetmja gjë që zgjidh kryeministri është të thyejë rekorde në vjedhje e korrupsion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here