Basha përplaset me gazetarin Balla ‘live’ në emision, ja pyetja që revoltoi liderin e PD

0
34

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhimin e qeverisë, dhe thotë se nëse do të ishte ai në pushtet, situata do të ishte më ndryshe.

Lidhur me këtë, gazetari Sokol Balla e pyeti drejtpërdrejt, se nëse Basha do të ishte në pushtet “do kishte më pak të vdekur nga Covid”, por kryedemokrati e quajti “pyetje joprofesionale”.

Pjesë nga debati:

Sokol Balla: Nëse do të ishit ju në pushtet, nuk do të vdiste asnjeri?

Lulzim Basha: Jo nuk them këtë dhe më vjen keq që e shtron pyetjen kështu, jo në mënyrë profesionale.

Basha: Ti dhe unë dhe kolegët e tu jemi të vetëdijshëm, në rrethin tonë familjar, të miqve, kanë ndërruar jetë nga Covid dhe nuk janë raportuar si të tillë. Dhe mos më thuaj jo, shifrat tona nuk janë të sakta. Po të kishte dëgjuar propozimet tona, spitalet nuk do të ishin në kolaps, mjekët nuk do të ishin të ezauruar, spitalet rajonale do të ishin hapur, identifikimi dhe testimi do bëhej brenda dy ditësh…

Burimi: syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here