Me Ramën, testet e shpejta vijnë në Shkurt 2021, vaksinat … me kismet

0
27

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Këtë shprehje Edi Rama e ka shumë qejf ta përmendë, sa herë që ai beson se ka kapur të tjerët duke gënjyer.

Por ku kapet vetë në mashtrim e fut kokën në rërë si struci.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, kur para disa ditësh premtoi se në Shqipëri do të mbërrijnë brenda pak kohe testet e shpejta, të Covid-19.

Por u desh vizita e drejtorit të OBSH-së për Europën, Hans Kluge që të zbulohej dhe e vërteta.

Sipas tij, testet e shpejta në Shqipëri mund të vijnë pas 8 deri në 10 javësh, që në një llogari të thjeshtë i bie të vijnë në muajin shkurt 2021. Dmth pas 3 muajsh shqiptarët do të kenë mundësi të marrin një shërbim që të gjitha vendet e rajonit, përfshi dhe Kosovën e kanë prej kohësh.

Shqipëria me Edi Ramën në krye, nuk ka marrë testet e shpejta, sepse Ramës i intereson vetëm të manipulojë shifrat dhe ti mbajë nën kontroll, që askush tjetër të mos ketë mundësi të japë të dhëna.

E pasi mësuam se testet e shpejta do të mbërrijnë në Shkurt, atëherë ajo që mund të themi është se, vaksinat anti-Covid që në vendet e Europës do të dalin pas pak ditësh, në Shqipëri nuk dihet se kur do të mbërrijnë.

Edhe pse ministrja e Ramës, Ogerta Manastirliu thotë se Shqipëria është pjesë e Covax-it, aleancës botërore për vaksinat anti-Covid, nuk duket e afërt koha që në Shqipëri të mbërrijnë të tilla.

Ajo që mund të themi është se në Greqi vaksinimi do të nisë në fillim të janarit 2021, kur në Shqipëri … me kismet.

Burimi: syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here