Replikat mes kryedemokratit Lulzim Basha e kryeministrit Rama për situatën me Covid 19 dhe gjendjen në spitale i ka komentuar sot edhe Presidenti Meta.
Ky i fundit është pozicionuar në krah të opozitës, duke thënë se kanë qenë 5 hapa para qeverisë në secilën prej fazave të pandemisë.
“Si mund të akuzohet zoti Basha kur ka qenë modeli në këtë situatë, i sjelljes shembullore për ruajtjen gjatë pandemisë. Mirë unë mund të akuzohesha deri tani…Ai ka qenë shumë bashkëpunues që kur ka filluar pandemia.
Ai dhe opozita kanë qenë 5 hapa para qeverisë sa i përket pandemisë. Ata kanë kusuret e tyre që largohen nga parlamenti, por në sjelljen e tyre për pandeminë janë ekselentë, janë të përgjegjshëm.
Treguesit janë mjaftë problematikë. Nuk mund të vazhdojmë duke manipuluar të dhënat. I ftoj të reflektojë qeveria, si unë që vura maskën. Të reflektojë se kanë ekspertë shumë të mirë, se shpirti i mjekëve e di çfarë ngarkese kanë. Opozita merr notën 10 për gjithë sjelljen në pandemi, unë marr 9 se kam pas problem me maskën”,- shtoi Meta.
Burimi: balkanweb