Si do jetë moti gjatë fundjavës? Ja parashikimi i sinoptikanëve

0
30

Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe këtë fundjavë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Vranësira të pakta kalimtare do ketë kryesisht në relievet malore të vendit.

Era përgjatë këtyre dy ditëve pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C.

Burimi: panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here