Vrau vajzën dhe u arratis nga burgu/ Flet shoqja e fëmijërisë: Si e mësova arrestimin e Irenës, nuk e pyeta kurrë se çfarë ndodhi ato kohë

0
19

Shoqja e fëmijërisë së Irena Zerias, e cila u arrestua dje pasi 25 vite me pare vrau vajzën dhe më pas u arratis nga burgu tregon njohjen prej vitesh me të dhe marrëdhëniet e tyre pas kthimit nga Greqia.

Ajo shpjegon se Irena ka mbaruar shkollën e lartë për infermieri, por ajo u fejua atë kohë dhe u largua në Greqi me bashkëshortin e saj.

Si e njihni Irenën?

Kemi qenë në shkollë bashkë, shoqe fëmijërie, ishte vajzë shumë e mirë. Vazhdoi shkollën në Tiranë për infermieri, më pas u fejua dhe iku në Greqi.

A e dini se çfarë ndodhi andej me vajzën e saj?

Jo, nuk ia kam zënë kurrë në gojë. Edhe kur u kthye këtu. nuk e kam pyetur. Ajo bëri dy fëmijë të tjerë, i rriti. Edhe me të shoqin shkonin mirë. Vinte ai nga Greqia se kjo nuk ikte andej. Punuam disa kohë bashkë, vinim vegjën që bënim qilima. Ishte shumë mirë.

Si e mësuat arrestimin e saj?

Mbrëmë erdhi Policia e mori në shtëpi dhe më thanë këtu në fshat që e kanë arrestuar. Tani u kujtuan këta, pas 25 vitesh? Nuk e di, të them që gjithë këto vite ajo s’ka bërë asgjë, as është grindur me njeri, as i ka rënë njeriu më qafë.

Burimi: panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here