Messi nga 1 janari i lirë për kontratë paraprake, befason Guardiola: Do doja ta përfundonte karrierën tek Barcelona

0
17

Lionel Messi me të gjitha gjasat po luan sezonin e fundit me Barcelonën dhe nga vera e ardhshme është i lirë të largohet. Por nga 1 janari ai mund të lidhë kontratë paraprake me ekipin që dëshiron.

Për çdo ekip Messi është një ëndërr, por Manchester City ka qenë më konkret. Tek ‘The Citizens’ Guardiola rinovoi për 2 vite, por ai ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.

Tekniku katalanas ka shprehur dëshirën që si fans i blaugranëve do preferonte që Messi ta mbyllte karrierën tek Barça. Nga ana tjetër ai ka shtuar se nuk e di çfarë do të mendojë Messi në kokën e tij pasi gjithë vendimi është në dorën e tij.

Guardiola njihet për relatat e mira me Messi-n madje edhe gjatë verës tentoi ta afrojë argjentinasin tek Manchester City, por nuk ia doli.

(BalkanWeb) 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here