Pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani kthehet tek Napoli dhe rezulton me COVID-19

0
20

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është infektuar me COVID-19 pas kthimit në Napoli. Rrahmani luajti me kombëtaren e Kosovës tre sfidat, miqësoren në Elbasan me Shqipërinë si dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve, transfertën ndaj Sllovenisë dhe së fundmi ndeshjen me Moldavinë.

Mbrojtësi mban shiritin e kapitenit te Kosova, por tek Napoli ende s’ka debutuar zyrtarisht. Tashmë ai është infektuar me COVID-19 dhe duket se do të mungojë sërish në fushë në Itali.

”Pas tamponit të kryer këtë mëngjes, pas kthimit nga ekipi i tij kombëtar, Amir Rrahmani doli pozitiv ndaj Covid-19. Lojtari, i cili nuk ka rënë kurrë në kontakt me grupin e ekipit, do të vijojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij.”- shkruhet në njoftimin e Napolit.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here