E bujshme, Neymar e bën fakt të kryer: Vitin e ardhëm do të luaj sërish me Messi!

0
13
FC Barcelona's Lionel Messi, right, reacts after scoring against Granada with his teammate Neymar during a Spanish La Liga soccer match at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Saturday, Jan. 9, 2016. (AP Photo/Manu Fernandez)

Që nga dita kur u largua nga Barcelona, dëshira e Neymar ka qenë një dhe e vetme, të luaj sërish në krahë të Leo Messi. Mbi këtë temë, rikthimin e tij në “Camp Nou” është folur shumë, ka pasur hipoteza të ndryshme, por për të qartësuar këtë dilemë ka menduar vetë sulmuesi brazilian, i cili as që mundohet të përdor lojëra fjalësh për është i qartë dhe i prerë:

“Ajo që dua më shumë është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të, i lej edhe rolin tim nëse ka dëshirë, nuk është problem. Vitin tjetër duhet të luajmë sërish së bashku, kjo është e sigurt”, u shpreh Neymar pas ndeshjes kundër Man.United, një deklaratë e bujshme e cila ndez edhe më shumë këtë diskutim. Neymar ka qenë në këtë periudhë në qendër të vëmendjes pasi emri i tij po përdorët nga kandidatët për president, të cilët kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të rikthyer brazilianin në Barcelonë.
(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here