Emrat/ Tentojnë të trafikojnë në Mal të Zi bomba me telekomandë për shpërthim në distancë, 2 në pranga në Lezhë

0
19

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Distanca”.

Uniformat blu kanë arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar të trafikojnë bomba me telekomandë për shpërthim në distancë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në pranga kanë rënë shtetasit Erol Çiçi, i dënuar më parë për drejtim mjeti mënyrë të parregullt; si dhe Mariglen Gruda, i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh.https://www.youtube.com/embed/i6je49woQy4?feature=oembed

Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Distanca”.
Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në  bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Goditet një tjetër tentativë e prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që tentonin të trafikonin dyshohet drejt Malin e Zi, dy bomba me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv njëmujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

(d.xh/ balkanweb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here