Ishte rrezik për qytetarët, policia ndalon një makinë dhe zbulon se shoferi brenda saj…Ç’ndodhi më pas

0
16

Një 43 vjeçar, që po bëhej rrezik për qytetarët, u vu në prangat e policisë së Tiranës pasi u konstatua nga forcat e rendit se po udhëtonte në mënyrë të çrregullt dhe gjatë kontrolleve rezultoi të ishte i dehur.

Policia bën me dije se në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, ‘pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt’.

“Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë”.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 10 euro, me qëllim shmangien e gjobës për shkeljen e kryer.

Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(Panorama)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here