Marrëveshja prej 15 milionë eurosh me BERZH-in/ Manastirliu: Si do përdoren paratë për përballimin e Covid-19

0
21

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka folur mbi marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

Ajo u shpreh se vendimi që pritet të kalojë sot në Kuvend marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

“Sot kemi një tjetër marrëveshje, do diskutojmë për të vendosur në planin e përballjes me emergjencës e Covid-19 aspektin e mbështetjes financiare të sektorit shëndetësor. Buxheti i vitit 2021 rritet me 23 për qind. Bashkë me rritjen 40 për qind të pagave, të mjekëve, infermierëve, laborantëve, farmacistëve. Më lejoni të them që ky financim që ne sot kalojmë, me objekt-marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të fuqizojë kapacitet e sistemit tonë shëndetësor në reagimin e emergjencës ndaj Covid-19”, u shpreh Manstirliu.

“Kjo marrëveshje parashikon që në vlerën 15 mln euro të përdoret për tre komponentët kyç: Së pari në parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Masat që do të merren do të mbështeten në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit, por edhe në strategjinë më afatmesme që ka të bëjë me pasojat Covid dhe post-Covid. Së pari parandalimi do fokusohet në fuqizimin e mbikëqyrjes epidemiologjike të sëmundjeve të ngjashme me gripin, fuqizimin e laboratorëve dhe kapaciteteve testuese. Rekrutimin e personelit të ri, blerjen e pajisjeve. Trajnimin e stafit epidemiologjik. Rritja e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve. Shërbimi i sëmundjes infektive, apo Spitali Infektiv do të jetë në fokus të investimit të këtij projekti”, tha ministrja.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here