Në krizë financiare por në Barcelonë nuk mungojnë premtimet e bujshme, në listë jo vetëm Neymar

0
19

Barcelona është në krizë totale financiare ku si rrallë herë vitet e fundit në këtë merkato vere munguan investimet e bujshme, asnjë afrim me emër, përjashto këtu shkëmbimin Pjanic-Arthur, nëse mund të quhet i tillë. Largimi i presidentit Bartomeu dhe pandemia që solli COVID-19 e thelloi dhe më shumë krizën duke detyruar drejtuesit e klubit ti kërkojnë stafit dhe lojtarëve një ulje të pagës. Në Barcelonë është koha për zgjedhjet presidenciale dhe të tre kandidatët e përfshirë po përpiqen të bindin bordin dhe aksionarët me premtime të bujshme. Emri i Neymar është më i lakuari por jo të gjithë janë pro rikthimit të tij.

Erling Haaland Hertha 2 X 5 Borussia Dortmund Bundesliga 202021 Kbbz8n6ha8vq10zt6vng7cf7e

Sipas “Mundo Deportivo”, një emër të veçanti bashkohen të tre kandidatët për president, Erling Haaland. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, të tre kanë kontaktuar me Mino Raiola, agjenti i sulmuesit norvegjez, për tu interesuar mbi kushtet financiare për një transferim të mundshëm. Haaland kërkohet nga pjesa më e madhe e ekipeve europiane teksa me B.Dortmund ka një klauzolë largimi prej 70 milion euro dhe një kontratë të vlefshme deri më 2024.
(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here