Dede nuk kënaqet në stërvitje, ngre zërin para Laçit. Trajneri përplas në tokë…

0
21

Nevil Dede ka menduar një ndeshje tjetër për sfidën me Laçin. Mbytje e kundërshtarit me presing. Kjo ka qenë direktiva për sfidën e radhës në kampionat kundër kurbinasve. Trajneri i bardhebluve gjatë gjithë stërvitjes ka kërkuar që ekipi të mos marrë frymë, por të presojë nga fillimi e deri në fund kundërshtarët. Një mënyrë kjo për të mos i lënë iniciativë ekipit kundërshtar, Laçit, që ka lojtarë cilësorë në grup. Veç ngritjes së zërit Dede ka përplasur në tokë ndonjëherë edhe skaletën apo piketat që mbante në duar, duke kërkuar perfeksion nga të tijtë.

Me Çelhakën dhe Kalenë që dihet se nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Laçin, hallet e Dedes janë shtuar me Najdovskin. Maqedonasi është pezulluar për sfidën e së mërkurës dhe nuk do të luajë kundër Laçit. Në këto kushte, Dede ka vendosur që të aktivizojë një prej dyshes Halili-Sasraku në fushë ose të paktën këtë provoi dje në stërvitje.

OLSI AVDIAJ/PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here