12,030 persona janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa kanë humbur jetën 491 pacientë të infektuar me COVID.
Kurse dje 17,938 raste u shënuan pozitivë, ndërsa viktima 484. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 65,000.
Ditën e djeshme policia italiane ka kryer 88,505 kontrolle, për të verifikuar pajtueshmërinë me rregullat anti-covid në të gjithë vendin.
14 njerëz u shoqëruan në Komisariate dhe 952 u sanksionuan.© Panorama.al