“Nëse nuk ndihmojmë vendet që ta heqin qafe virusin do shohim…”- Bill Gates tregon se kur mund t’i rikthehemi normalitetit, pas përhapjes së COVID

0
32

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates beson se një rikthim në jetën “normale” është edhe më larg për Shtetet e Bashkuara sesa njerëzit presin, pavarësisht nga fakti që një vaksinë COVID-19 u miratua dhe u shpërnda këtë javë.

Deri në verën e 2021, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “shumë më afër normales sesa tani”, parashikoi Bill Gates, i cili ka dhuruar miliona në përpjekjet e vaksinimit përmes fondacionit të tij. Ai beson, megjithatë, se një kthim i plotë në normale nuk do të jetë i mundur deri në 2022.

Miliarderi i tha CNN të Dielën se “nëse nuk i ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe këtë sëmundje dhe të shohim nivele të larta vaksinimi në SH.B.A., rreziku i përsëritjes” së virusit do të jetë i lartë.”

Sipas Gates grumbullimet masive duhet të vazhdojnë të ndalohen dhe shumica e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin duhet të qëndrojnë të mbyllura për të ulur valën e përhapjes së virusit.

Gates gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me ngurrimin e Presidentit Donald Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke argumentuar se “komplikon” shpërndarjen e vaksinave.



Burimi : © Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here