La karrierën në “Bloomberg” dhe bashkëshortin, rrëfehet ish-reporterja: Si rashë në dashuri me shqiptarin më të urryer në SHBA

0
26

Christie Smythe, ish-reportere e Boomberg News ka rrëfyer historinë e dashurisë me Martin Shkrelin, biznesmenin me origjinë shqiptare që “pushtoi” mediat amerikane dhe u dënua me 7 vite burg për mashtrim.

Christie Smythe mbulonte çështjen e Shkrelit në median ku punonte ra në dashuri me “shqiptarin më të urryer në SHBA”, ndërsa më pas u divorcua nga bashkëshorti dhe hoqi dorë nga karriera e saj si reportere dhe jeta e përsosur në Brooklyn.

“Fillova të ndjej për të. Mendoj, pasi u dënua me burg”, shprehet Smythe në një intervistë për “The Times”, duke iu referuar kohës kur Shkreli përfundoi në qeli në shtator të 2017-ës.

“Përfundimisht u ndjeva e kompromentuar emocionalisht, por nuk dija mirë çfarë të bëja”, thotë ndër të tjera ajo.

Gazetarja Smythe u largua nga Bloomberg News në 2018 dhe u divorcua nga burri i saj vitin e ardhshëm.

Gazetarja rrëfeu se si i dha puthjen e parë Martin Shkrelit në dhomën e vizitave në burg. “I thashë Martinit se e doja. Dhe ai më tha se më donte”, thotë ajo në intervistë.

Ata nuk mund të shkonin më shumë se sa puthjet, përqafimet dhe përkëdheljet pasi rregullat e burgut ua pamundësonin që të kalonin një natë së bashku. Megjithatë marrëdhënia nuk u shua, por vazhdoi përmes telefonatave dhe email-eve.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë emocional për mua. Që nga koha kur shkova për të parën herë në sallën e gjyqit si gazetare që mbulonte çështjen e Martin Shkrelit në 2015-ën e deri tani”, rrëfen ajo.

Pas pandemisë Christie Smythe kërkoi në gjykatë lirimin me kusht të Shkrelit. Por gjithçka mes tyre u ndal, pasi Martin Shkreli vendosi t’i ndërpresë komunikimet nga burgu pasi zbuloi se ajo po nxirrte në publik fakte rreth jetës së tyre.

Në një postim të ndjerë në mediat sociale, ish-reporterja shprehet: “E kuptoj që është e vështirë për shumë njerëz të pranojnë që Martini nuk është psikopat dhe një grua mund të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj dhe që ju nuk e aprovoni”.

Në Shtator 2015, Shkreli  i cili në atë kohë ishte 32 vjeç dhe shefi ekzekutiv i “Turing Farmaceutikë”  rriti brenda ditës çmimin e ilaçit Daraprim nga 13.50 dollarë në 750 dollarë një tabletë.

Ai u akuzua për ngritje çmimesh, duke ngjallur një stuhi ankesash nga komuniteti mjekësor në SHBA, si dhe kandidatët për president Klinton. Më 17 dhjetor 2015 ai u arrestua dhe u akuzua për mashtrim dhe komplot të letrave me vlerë për gënjeshtra ndaj investitorëve dhe keqmenaxhim të të ardhurave.

Burimi : © Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here