Ndarja nga jeta e presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu, miku publikon foton e rinisë dhe një mesazh prekës: Një bashkëqytetar model

0
36

“Një familjar i rregullt, njeri korrekt e punëtor, që njihet si një ndër drejtuesit kryesorë të mediave në vend” – janë këto fjalët e ndjera për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu, që ka shkruar në facebook, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Miq prej vitesh me z.Hysenbelliu, deputeti Sinaj ka ndarë në rrjetet sociale, foton e papublikuar më parë, nga Presidenti i Fax News me uniformë ushtarake, ndërsa shkruan se përgatitja e lartë ushtarake, korrektesa, por dhe drejtësia e dashuria spikatnin në marrëdhëniet e tij me studentët e atyre viteve.

Postimi i plotë:

Kasem Hysenbelliu ishte një familjar i rregullt, njeri korrekt e punëtor, që njihet si një ndër drejtuesit kryesorë të mediave në vend.

Por, unë e kam njohur shumë më herët.

Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera.

Pasi përfundoi studimet e larta, ai punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar.

Përgatitja e lartë ushtarake, korrektesa, por dhe drejtësia e dashuria spikatnin në marrëdhëniet e tij me studentët e atyre viteve.

Drejtësia dhe disiplina që imponon formimi ushtarak e ndihmuan Kasemin të jetë një bashkëqytetar model, një profesionist ambicioz dhe mbi të gjitha NJERI.

Andaj është e kuptueshme që dhimbja për ikjen e tij, ka bashkuar gjithkënd që e ka njohur.

Pusho në paqe, Kasem Hysenbelliu!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here