Dy italianë dhe dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Bolenzo, pasi u kapën me 1 kilogram heroinë.
Sipas mediave italiane, të rinjtë u ndaluan në autostradë për tu kontrollur për masat anti Covid.
Përvecse ishin pa maskë, të rinjve iu gjet edhe sasia e heroinës dhe 3800 euro.
Raportohet se personat ishin duke udhëtuar me dy makina, një Fiet Punote dhe një BMË.
Drejtuesi i Fiat, shqiptari me iniciale J.N, 22 vjeç, u arrestua, ndërsa tre të tjerët, përfshirë vëllain e tij, u raportuan për bashkëpunim në trafikun e drogës. Përveç sekuestrimit të dy makinave, të katërt morën gjithashtu një gjobë prej 533 euro për shkelje të legjislacionit anti Covid.
Burimi : © Panorama.al