Spahiu: Largimi i rinisë shqiptare, me çdo kusht, duhet të marrë fund. E nisim më 25 prill!

0
23

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu deklaron se 4.678 dollarë shpenzon çdo shqiptar që emigron në mënyrë klandestine në Angli e SHBA.

Por, thotë ai, Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes që në vitin 2011, por fatkeqësisht mijëra të rinj ndihen të detyruar të largohen qoftë edhe me mënyra të paligjshme nga vendi.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, eksperti i ekonomisë shprehet Shqipëria cilësohet nga OKB-ja si një vend origjine për emigracionin e paligjshëm, ashtu siç cilësohet në raporte të tjerë si vend origjine për azilantët në BE.

Ndaj thotë ai, kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu, duke theksuar se largimi i rinisë shqiptare, me çdo kusht, qoftë në rrugë të ligjshme a të paligjshme duhet të marrë fund.

“4.678 dollarë shpenzon çdo shqiptar që emigron në mënyrë klandestine në Angli e SHBA!

Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes që në vitin 2011, por fatkeqësisht mijëra të rinj ndihen të detyruar të largohen qoftë edhe me mënyra të paligjshme nga vendi.

Raporti i fundit i OKB shkruan se vendi ynë renditet i gjashti, kryesisht mes vendeve afrikane, për shpenzimet e udhëtimeve kryesisht drejt Anglisë dhe SHBA.

Shqipëria cilësohet një vend origjine për emigracionin e paligjshëm, ashtu siç cilësohet në raporte të tjerë si vend origjine për azilantët në BE.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu!

Largimi i rinisë shqiptare, me çdo kusht, qoftë në rrugë të ligjshme a të paligjshme duhet të marrë fund.

Dëshpërimi i familjeve që duan një orë e më parë të lënë të afërmit dhe gjithçka kanë, në kërkim të një jete më të mirë, duhet të ketë alternativë.

Ndal shpopullimit!

Alternativa është ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tonë që na mban, jo që na përzë.

Ta bëjmë vendin tonë strehën ku do rrisim fëmijët, me punë, mirëqenie, siguri për jetën dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

E nisim më 25 prill!”, shprehet kreu i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu.

Burimi : Koha Jone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here