Joe Biden bën deklaratën e parë pasi Donald Trump la Shtëpinë e Bardhë, ja si iu drejtua qytetarëve

0
16

Pak pasi Donald Trump kishte lënë Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë fund mandatit të tij 4 vjeçar si Presidenti i SHBA, Joe Biden i cili pret të inaugurohet, ka bërë postimin e tij të parë në Twitter.

“Është një ditë e re në Amerikë”, shkruan Joe Biden. Pasi Trump u largua nga Uashington, Biden ndodhej me gruan e tij Jill duke ndjekur meshën në Katedralen e Shën Mateut.

Biden është vetëm presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA, pas demokratit John F Kennedy.

Vendimet e para

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka në plan të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e presidentit, Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020, ndërsa rrjetet kryesore të lajmeve në SHBA parashikuan një fitore të Bidenit, ai iu drejtua mbështetësve dhe u premtoi se do të përpiqet ta bashkojë një vend të ndarë.

“Unë zotohem se do të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë. Që nuk i sheh shtetet e kuqe (republikane) dhe shtetet e kaltra (demokrate), por i sheh vetëm Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Biden.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here