23 vjeçari shqiptar vritet në piceri, plagosen edhe dy të tjerë

0
13

Mehmet Kurti 23-vjeçar ka mbetur i vrarë në një piceri në Mitrovicë. Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur edhe dy persona. Ndonëse kanë kaluar pesë ditë nga tragjedia e ndodhur, autori i vrasjes ndodhet akoma në arrati.

Për vrasjen e 23-vjeçarit janë dhënë versione të ndryshme, por asnjëra nga to nuk është konfirmuar nga prokurori i rastit.

Prokurori i rastit, Njazi Rexha, në një prononcim për Gazetën Express, tha se natën kur ka ndodhur tragjedia janë intervistuar të gjithë të pranishmit në piceri, ndërsa hetimet janë duke vazhduar akoma.

Dy të plagosurit po vazhdojnë trajtimin mjekësor në QKUK. “Krejt çka mund të themi, një është i vdekur e dy të plagosur, janë në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Për momentin nuk kemi të dhëna nuk e dimë çka ka ndodh, kemi intervistuar njerëz, atë natë kush ka qenë në piceri i kemi intervistuar, hetimet po vazhdojnë, kaq mund të themi”, tha Rexha për Gazetën Express.

Ndërsa, zyra për media e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tha se “trupi i personit të vrarë me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, teksa shtuan se  për momentin “nuk dihen motivet e këtij rasti”.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës në koordinim me policinë janë duke e hetuar këtë ngjarje”, përfundon përgjigja e tyre.

23-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit ditën e shtunë në varrezat e fshatit Vllahi të Mitrovicës, ndërsa familja e tij e ngushtë nuk është deklaruar akoma për rastin.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here