“Më 25 prill nuk do të gajasesh më”- Basha i kthehet Ramës: Kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më!

0
7

Ndërsa kryeministri Edi Rama në postimet e tij kërkon një mandat të tretë qeverisës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kujton se kupa është mbushur dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen më.

Teksa sjell në vëmendje një shprehje të Abraham Linkoln, Basha shprehet i bindur se 25 prill do të fitojë Shqipëria, duke theksuar se “Rama nuk do të gajaset më”.

Teksti i plote i videos: 

Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”

Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro.

Po tani kupa është mbushur.

Shqiptarët nuk do të mashtrohen më.

Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan.

Më 25 prill nuk do të gajasesh më.

Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here