“Mjafton që i forti të shfaqet në komunitet dhe vota tjetërsohet”- Grida Duma: Paratë e zeza ndikojnë në zonat e varfra. PD ka program për të nxjerrë vendin nga gjendja e mjerë

0
8

Drejtuesja politike e PD-së për Tiranën, Grida Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri janë nën influencën e parave të zeza. Duma theksoi se grupet kriminale kanë influencë të madhe në komunitete të caktuara, aq sa mjafton një shikim i bosit të krimit për të trembur ata që janë të varfër e për të tjetërsuar votën.

Kemi shumë hipokrizi në politikë dhe kaseta. Duhet të rrisim peshën e fjalës, sepse politikani ka fjalën të parën, në kuptimin e besimit nga njerëzit. Ka ndodhur në Kosovë që një e djathtë kalon në të majtë apo anasjelltas, kjo nuk ka sens. Paratë e zeza dhe grupet kriminale shfaqen te zona e varfra.

Mjafton që i forti të shfaqet në komunitet dhe vota tjetërsohet, kjo është 33 përqind e Shqipërisë, kur vota ndahet me 4 a 5 pikë. Në Shqipëri ka varfëri ekstreme. Kemi plan ekonomik të mirfilltë për Shqipërinë. Do ta ruajmë votën se s’bën. Shqipëria është zhytur në baltë septike. PD ka program për të nxjerrë vendin nga gjendja e mjerë”, tha Duma.

Grida Duma tha gjithashtu se koronavirusi ka shpërthyer në masë dhe se në spitalet Covid në Tiranë, nuk ka vende bosh për të sëmurët.

Shqiptarët janë rrënuar ekonomikisht nga pandemia, ata që janë infektuar a shkojnë në spitale, japin shumë para. Kosto e një familje normale për ata që janë infektuar me Covid-19 ka qenë së paku 1 milionë. Covid ka shpërthyer në mënyrë të tmerrshme. Tirana është mbushur. Njerëzit thonë se spitalet Covid në kryeqytet janë mbushur. Vaksinat duhet të thonë se nga vijnë”, u shpreh Duma./BW

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here