Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës, Elona Guri konfliktohet me një qytetar. Policia jep detajet e ngjarjes

0
2

Një ditë na nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, një incident është regjistruar në Durrës, ku e përfshirë ishte edhe një kandidate për deputete.

Bëhet fjalë për kandidaten për deputete të LSI-së, Elona Guri. Policia raporton se Guri, rreth orës 14:30 është konfliktuar me një qytetar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.

Vetë zyrtarja e LSI-së thotë se incidenti është shkaktuar sepse eksponentë të qeverisë kanë vënë në zyrat e LSI-së kamera, për të kërcënuar njerëzit që besojnë te kjo forcë politike, për t’i shantazhuar dhe hequr nga puna.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here