Kryeministri Rama i dërgon letër kryeministrit Albin Kurti/ Çfarë i shkruan ai

0
7

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi u zgjodh dy ditë më parë në krye të qeverisë.

Në letrën e urimit, Rama shpreson në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke theksuar se “eksitojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë”.

“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, thuhet në letrën e Ramës.

Kryeministri i Shqipërisë e ka ftuar Kurtin dhe për vizitë zyrtare në Tiranë, duke thënë se e ka derën e hapur kurdo që i pari i qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.

“Me urimet më të mira për sukses të Kabinetit Tuaj qeveritar dhe me ftesën e përzemërt për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për Ju, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon letra.

Kryeministrat dhe Presidentët e Kosovës që kanë marrë detyrën pas shpalljes së pavarësisht e kanë kthyer në traditë, që vizitën e parë ta bëjnë në Shqipëri.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here