PD dhe PS nesër çelin fushatën zgjedhore. ”Bllokohen” dy sheshet kryesore

0
8

Nesër nis zyrtarish fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, dhe partitë nuk do të humbasin kohë.

Partia Demokratike do të nisë ditën e nesërme fushatën elektorale në orën 17:00 në sheshin ”Nënë Tereza”, dhe më pas në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Po ashtu edhe Partia Socialiste po nesër, por në orën 18:00 dhe në sheshin ”Skëndërbej”, po ashtu do të çelin fushatën.

Nesër hyn në fuqi urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët lejojnë grumbullimet, duke hequr kufizimin e mbledhjeve deri në 10 persona. Po nesër skandon edhe afati për masat e tjera të vendosura nga qeveria, ndërsa pritet që të ketë shtyrje edhe të orës policore.

Burimi : Koha Jone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here