Një avion ushtarak britanik është rrëzuar sot në Cornwall, në Anglinë jug-perëndimore. Mediat e huaja shkruajnë se policia lokale që ka shkuar në vendin e aksidentit raporton se fatmirësisht nuk ka viktima.
“Ekipet e shpëtimit kanë nxituar në zonën St. Martins të Helston pas raporteve të një rrëzimi aeroplani. Ne po u kërkojmë qytetarëve të shmangin kalimet në këtë zonë”, shkroi policia në Twitter.
Të mbijetuarit e rrëzimit të avionit ushtarak
Të dy pilotët e avionit të Forcave Ajrore Britanike janë gjallë dhe po i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.
Pilotët nuk pësuan ndonjë dëmtim të rrezikshëm për jetën, tha një zëdhënëse e Cornwall Airlines.