VIDEO- “Shqipëria fiton”, “Rama ik!”/ Mbështetësit e PD-së ngrenë dy gishtat lart dhe u bien borive të makinave, ja çfarë po ndodh në tubimin e demokratëve

0
107

PD po mban sot tubimin e që çel zyrtarisht fushatën zgjedhore të demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit. 

Në podiumin e improvizuar organizatori u bën vazhdimisht thirrje pjesëmarrësve në sheshin “Nënë Tereza” që të qëndrojnë në makina, të ngrenë dy gishtat lart dhe t’u bien borive të makinave.

Mbështetësit e Partisë Demokratike thërrasin në kor: “Rama ik!”, “Shqipëria fiton”,  “Lulzim Basha”, apo “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Organizatori i tubimit nuk e ka kursyer as humorin, ku në një moment tha: “Vdektë Edi Rama për ju!”.

Ndërkaq, vazhdimisht bëhet thirrje për ruajtje të distancimit fizik dhe largimit nga skena.

17:00 Çelet fushata ndryshe e Partisë Demokratike, simpatizantët rreshtohen me makina në bulevard, të tjerët futen në “kapsula”

Simpatizantë të Partisë Demokratike janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza”, ku po çelet sot zyrtarisht fushata zgjedhore e demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga “Panorama”, PD ka bërë një organizim të veçantë, ku në kushtet e pandemisë simpatizantët janë rreshtuar në makina në bulevard. Mbështetësit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe flamurin e Partisë Demokratike.

Selia blu aplikon sot një skenografi me një formë të pa aplikuar më parë për prezantimin e kandidatëve për deputetë. Në shesh përballë Universitetit Politeknik janë krijuar rrathë të shumtë në formë “kapsule”, në të cilët nuk lejojnë më shumë se 10 persona.

Kandidatët për deputetë të PD-së do të mbajnë fjalime duke qëndruar në këmbë, e duke respektuar distancën, që do të kulmojnë me fjalën e liderit Lulzim Basha.

Tubimi do të zgjasë për 45 minuta, ku kënga e zgjedhur e fushatës  është “Unstoppable” e Sias. Pak minuta më vonë rreth orës 18:00 Partia Socialiste do të çelë tubimin e fushatës në sheshin “Skënderbej”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here