Zgjedhjet e 25 prillit/ OSBE mbështet deklaratat e Kreut të KQZ-së për sjelljen e partive e institucioneve

0
5

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas OSBE, janë disa parakushte si zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt, kryerja e rregullit e veprimtarve politike për një proces modern në përputhje me rekomandimet.

Postimi i plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike, janë të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here